Fun & Video

Misteri i shkencës, “Pema e Jetës” lulëzon në mes të shkretëtirës

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 24 September 2017

Pema e Jetës në Bahrein është një pemë rreth 400-vjeçare dhe 9.75 m e lartë .Pema qëndron në një kodër në shkretëtirën arabe dhe është e rrethuar vetëm nga rëra.

 

Në kilometrat përreth saj nuk ka asnjë lloj peme tjetër dhe as gjallesa të tjera.

-Advertisement-

Temperatura mesatare në rajon është 41 ° C, shpesh në rritje deri në 49 ° C, dhe stuhitë e rërës janë të zakonshme.

Askush nuk e shpjegon dot sesi mbijeton kjo pemë. Shkencëtarët kanë spekuluar se burimi më i afërt i mundshëm i ujit është një rrymë nëntokësore rreth dy kilometra larg dhe se pema është duke tërhequr ujin nga kjo rrjedhë por është mohuar nga shkencëtarë të tjerë të cilët thonë se diçka e tillë është e pamundur.

Pema është një atraksion turistik lokal, pasi është pema e vetme kryesore që rritet në zonë. Ajo vizitohet nga 50,000 turistë çdo vit.

Në tetor të vitit 2010, arkeologët zbuluan qeramikë 500-vjeçare dhe artefakte të tjera në afërsi të pemës. Një e pemës e kryer më shumë se 20 vjet më parë arriti në përfundimin se Pema e Jetës ishte një Acacia e mbjellë në 1582.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera