Sport

Gjiganti i Premierligës ofron 175 milionë euro për Dybalan

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 24 September 2017

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala është në formë të jashtëzakonshme në fillim të këtij sezoni.

Paulo Dybala në gjashtë ndeshjet e para të Serie A ka shënuar 10 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë në Evropë.

Këto paraqitje të mira të Dybalas nuk kanë shpëtuar pa u vërejtur edhe nga trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

Portugezi ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të tentojnë transferimin e tij në vitin 2018.

-Advertisement-

Për shërbimet e tij Unitedi është gati të paguajë 175 milionë euro, duke e bërë lojtarin e tretë më të shtrenjtë në histori të futbollit pas Neymar dhe Mbappe.

Përveç Unitedit, për Dybalan interesohen edhe dy gjigantët Real Madrid dhe Barcelona.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera