Sport

Adriano fotografohet me bosin e drogës, ky është mesazhi i “Perandorit”

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 23 September 2017

Adriano, ish sulmuesi i Interit dhe Brazilit, ka kërkuar që të lihet i qetë nga mediat

Gazeta braziliane, Hora, ka publikuar një foto të ish sulmuesit të Interit, Adriano, e cila ka ngjallur reagime të mëdha.

“Perandori” është fotografuar i përqafuar me një prej personave më të kërkuar nga policia braziliane, Rogerio Avelino da Silva.

Ndaj grupit që ky person drejton, policia braziliane është duke vazhduar ‘luftën’ për të marrë kontrollin e La Rocinha..

-Advertisement-

Adriano ka reaguar me anë të një video të shkurtër të postuar në “Instagram”. Ai kërkon ta lënë të qetë në jetën  private.

“Unë jam një figurë publike dhe mund të dalë në foto me kë të dua unë. Çfarë të keqe ka këtu. Historia nuk do të përfundoi këtu”, tha Adriano.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera