Sport

Mourinho: Nuk do të qaj për Pogban

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 22 September 2017

Mourinho thotë se nuk do ta vajtojë mungesën e Pogbas.

Paul Pogba u lëndua ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve dhe ende nuk dihet se sa do të mungojë.

Raportohet se francezi mund të mungojë së paku tre muaj, por  Jose Mourinho thotë se nuk e di dhe se “Djajtë e Kuq” mund t’ia dalin edhe pa të.

“Nuk e kam idenë”, u përgjigj Mourinho kur u pyet se sa do të mungojë Pogba. “Por, e them sërish, është mundësi e mirë që lojtarët tjerë të luajnë dhe unë u besoj të gjithëve”.

-Advertisement-

“Kështu që nuk do të qaj, apo nuk do t’i numërojë ditët derisa Pogba të rikthehet. Derisa të kthehet, iu besoj lojtarëve të mi”, shtoi mes tjerash Mourinho. /Gazeta Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera