Ja kush është Miliarderi i botës që mposht Bill Gates dhe Rockefellerët (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus
15:34 | 22 September 2017
Bill Gates dhe Rockefellerët nuk kanë asgjë në krahasim me Musën I të Perandorisë së Mansa-s, një perandori nga Mali shumë e pasur me ari nga viti 1312 deri më 1337.
Sasia e parave që Musa thuhet të ketë pasur besohet të jetë diku rreth 400 miliardë dollarë me paratë e ditëve të sotshme.
Në fakt, ai ishte aq i pasur sa që kur shkoi në pelegrinazh në Mekë u dhuroi ari pothuajse të gjithë atyre që i takoi në rrugë.
Për rreth 400 vjet, nga viti 1230 deri më 1600, Perandoria e Malit në Afrikë Perëndimore ishte një kulturë dominuese në kontinent.
Ari në Mali erdhi nga tri minierat e mëdha të arit në Bambuk, Boure dhe Galam. Me këto tri miniera, thuhet se Mali ofroi rreth gjysmën e arit për gjithë Afrikën, Evropën dhe Azinë nga shekulli i 14-të.
Me sasi të madhe të arit, Mali u bë perandoria më e madhe në historinë e Afrikës, dhe në fakt, vetëm Perandoria Mongole ishte më e madhe në kohën e Mansa Musës I.
Si një mysliman i devotshëm, Mansa Musa njihej si perandori i kombit më të pasur në planet më 1324, kur vendosi se ishte koha që të shkonte në tokën e shenjtë të Mekës.
Pelegrinazhi i Musës zgjati dy vite, gjë që kushtoi absolutisht shumë.
Ai mori me vete të paktën 500 njerëz si roje, elefantë dhe deve.
Thuhet se numri i skllevërve që shoqëronin udhëtimin e tij ishte rreth 12,000 dhe numri total i njerëzve ishte rreth 60,000.
Sipas historianit arab Ibn Khaldun, Musa ishte shumë zemërgjerë gjatë udhëtimit. Khaldun tha: “Në çdo pushim gjatë udhëtimit, ai do t’u ofronte njerëzve ushqim të rrallë dhe ëmbëlsira”.
Khaldun gjithashtu thotë se Musa mori me vete rreth 80 kube ari, që sipas historianit nëse e barazojmë me koston e arit për kg sot, i bie diku rreth 566 milionë dollarë në ari që ky njeri e mori me vete në udhëtim.
Gjithë ky shpenzim i madh sigurisht që ndikoi keq në ekonominë e vendit të tij, e cila filloi të dobësohej.
Besohet se pas kthimit nga udhëtimi i tij, ai shkoi në disa zona dhe pa se çfarë i kishte bërë ekonomisë dhe tentoi që ta rregullonte atë duke huazuar ari me një normë të lartë interesi.
Duke e kthyer arin prapa por me një vlerë më të madhe, ai thuhet se ia doli ta rregullonte ekonominë të cilët e kishte shkatërruar.

T� tjera
-
KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Haradinaj: S’do të ketë arrestime të reja, stafi në Hagë po zvogëlohet
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradi...
-
Raporti i KE-së për Kosovën në rend dite, deputetët mblidhen sot në seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, ...
-
Kurti i publikon pamjet kur me gruan e tij takojnë çiftin presidencial francez para darkës në Elysee
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me bashkëshorten e tij Ritën, ...
-
Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se...
-
Elshani viziton njësitë kufitare, në fokus siguria dhe sfidat në terren
Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Els...
-
Zemaj: Për dallim nga politika e jashtme, drejtësia, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik nuk mbulohen me propagandë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar qeveris...
-
Çitaku: Financimi për Apel është siguruar, kërkesa e mbrojtjes ka qenë 150 mijë euro në muaj për çlirimtarët tanë
Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për rasti...
-
Kosova i bashkohet Deklaratës Politike për mbrojtjen e fëmijëve, në Samitin e Parisit
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bash...
-
Konsullata e Kosovës në New York mbyllet të mërkurën, njofton qytetarët për rastet emergjente
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York do të jetë e mb...
-
3,500 zogj brojlerë, therje hallall dhe mish i freskët- njihuni me fermerin nga Drenasi
Në fshatin Krajkovë të Drenasit, fermeri Xhemajl Bytyqi ka ndërtuar një vepri...




































