Facebook i jep të dhëna Kongresit amerikan
Autori: Gazeta inFokus
13:42 | 22 September 2017
Facebook do t’i dorëzojë Kongresit amerikan të dhënat dhe përmbajtjen e mbi 3 mijë njoftimeve politike të paguara nga Rusia në platformën e tij.
“Nuk dua që instrumentet tona të përdoren për minimin e demokracisë”, shpjegoi themeluesi i rrjetit më të madh social të botës, Mark Zuckerberg. 33-vjeçari u shpreh thellësisht i shqetësuar për procesin demokratik dhe për “mbrojtjen e integritetit” të mekanizmave të tij.
“Do doja t’iu thoja se do të jemi në gjendje t’i ndalojmë të gjitha ndërhyrjet, por kjo nuk do të ishte realiste. Do të ketë gjithmonë aktorë të këqinj në botë dhe ne nuk ua ndalojmë dot të gjithëve hedhjen e mesazheve të tilla, por mund t’ua bëjmë më të vështirë dhe pikërisht këtu do të fokusohemi. Do të zhvillojmë gjithashtu hetime të brendshme, ndërsa Facebook në të ardhmen do të bëhet më transparent në këtë drejtim”, tha Zuckerberg.
Në rastin e reklamës politike, sot e tutje do të duhet të deklarohet se cilës fushate i përket apo kush ka paguar për të. Vendimi për të bashkëpunuar me Kongresin erdhi pas një presioni të shtuar publik e interpretohet edhe si përpjekje për të shmangur ndonjë ndërhyrje rregullatore të qeverisë amerikane.
Hetimet mbi të ashtëquajtur “aktorë të huaj” përfshijnë edhe grupe të ndryshme ruse dhe republika ish-sovjetike. Në fillim të muajit, Facebook njoftoi se nga 470 llogari të rreme, të menaxhuara me shumë gjasë nga Rusia, ishin shpenzuar gati 100 mijë dollarë për hedhjen e njoftimeve politike në këtë platformë gjatë dy viteve të fundit. Besohet se llogaritë në fjalë lidhen me një entitet rus të quajtur “agjensia e kërkimit në internet”. Njoftimet i referohen në mënyrë të veçantë zgjedhjeve amerikane apo kandidatëve, ndërsa fokusohen në tema të ndryshme si racizmi, emigracioni apo qasja ndaj armëve të zjarrit.

T� tjera
-
KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Haradinaj: S’do të ketë arrestime të reja, stafi në Hagë po zvogëlohet
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradi...
-
Raporti i KE-së për Kosovën në rend dite, deputetët mblidhen sot në seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, ...
-
Kurti i publikon pamjet kur me gruan e tij takojnë çiftin presidencial francez para darkës në Elysee
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me bashkëshorten e tij Ritën, ...
-
Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se...
-
Elshani viziton njësitë kufitare, në fokus siguria dhe sfidat në terren
Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Els...
-
Zemaj: Për dallim nga politika e jashtme, drejtësia, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik nuk mbulohen me propagandë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar qeveris...
-
Çitaku: Financimi për Apel është siguruar, kërkesa e mbrojtjes ka qenë 150 mijë euro në muaj për çlirimtarët tanë
Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për rasti...
-
Kosova i bashkohet Deklaratës Politike për mbrojtjen e fëmijëve, në Samitin e Parisit
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bash...
-
Konsullata e Kosovës në New York mbyllet të mërkurën, njofton qytetarët për rastet emergjente
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York do të jetë e mb...
-
3,500 zogj brojlerë, therje hallall dhe mish i freskët- njihuni me fermerin nga Drenasi
Në fshatin Krajkovë të Drenasit, fermeri Xhemajl Bytyqi ka ndërtuar një vepri...





























