Sport

Aubameyang flet për Milanin, do t’i çmend tifozët ‘Kuq e Zi’

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 22 September 2017

Ylli i Borussia Dortmund Pierre-Emerick Aubameyang ka konfirmuar se ishte në bisedime me Milanin. Madje ia ka thënë se ishte shumë i interesuar në projektin e tyre.

“Është e vërtetë, Milan më ka kontaktuar dhe më ka ofruar diçka,” i tha Aubameyang RMC, përcjell ORAinfo.

“Unë kam qenë shumë i interesuar në projektin e tyre, por nuk ka kaluar për shumë arsye të ndryshme”, ka vazhduar ai.

-Advertisement-

Sipas tij, ka qenë shuma jo e duhur e ofruar nga Milan, që ka ndikuar që Dortmund mos ta shes atë në ‘San Siro’.

28-vjeçari nga Gaboni, karrierën e tij e ka filluar në Akademinë Rinore të Milanos në janar të vitit 2007.

Pas disa incidenteve të huazimit në Dijon dhe Monako, ai u shit në Saint-Etienne në janar 2012 për vetëm 1.8 milion euro.

Aubameyang ka filluar sezonin në formë tipike, duke shënuar nëntë gola në tetë ndeshje konkurruese për Borussia Dortmund.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy