Prezantohen medaljet e Lojërave Olimpike Dimërore
Autori: Gazeta inFokus
18:48 | 21 September 2017
Në Nju Jork janë prezantuar medaljet për Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pyongchang të Koresë së Jugut.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae prezantoi medaljet që do t’u jepen sportistëve gjatë Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pyongchang, në fillim të vitit të ardhshëm.
Ceremonia u mbajt në Muzeun e arteve Metropolitan, shkruan Top Channel.
Në njërën anë të këtyre medaljeve është i gdhendur simboli i Lojërave Olimpike, ndërsa në anën tjetër janë gdhendur 2 bashkëtingëllore të alfabetit Hangul, që në gjuhën koreane përkthehen “Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang”.
Në të njëjtën anë me shkronjat koreane lexohet edhe emri i disiplinave sportive që janë në programin olimpik të këtyre lojërave.
Çdo medalje e ka diametrin 92.6 milimetra dhe ka një trashësi prej 6.91 milimetra. Sa i përket peshës, medalja e artë është 586 gramë, e argjendta 580 gramë, ndërsa medalja e bronztë është 493 gramë. Koreja e Jugut ka organizar edhe një tjetër event olimpik, Lojërat e Seulit në vitin 1988.
Në atë kohë, Komiteti Organizativ prezantoi medalje që kishin një dizajn që përdorej që nga Lojërat Olimpike të vitit 1928 në Amsterdam.
Në Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchangut do të garohet në 102 evente sportive dhe do të jepen 222 medalje për fituesit. Në të njëjtën kohë janë rezervuar edhe 5 sete medaljesh që do të përdoren nëse do të ketë barazime rezultatesh.
Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchangut do të zhvillohen në periudhën 9-25 shkurt të vitit 2018.

T� tjera
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
































