Apostolova: Nuk komunikoj me politikanë të akuzuar
Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 21 September 2017
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka theksuar se sundimi i ligjit është prioriteti më i rëndësishëm i tyre, prandaj janë të kufizuar në komunikimet dhe takimet me politikanë-zyrtarë të lartë, që kanë aktakuza të ngritura nga institucionet e drejtësisë.
Ajo ka folur edhe për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, kushte këto për të cilat BE-ja nuk do të bëjë kompromis për heqjen e vizave, transmeton zeri.info.
Sundimi i ligjit është prioriteti më i rëndësishëm për Bashkimin Evropian në Kosovë, prandaj është shumë me rëndësi që kjo të respektohet nga politikanët dhe zyrtarët e lartë shtetëror në vend.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe unë personalisht jemi shumë të kufizuar në komunikimet dhe në kontaktet me politikanët që kanë aktakuza të ngritura nga institucionet e drejtësisë.
Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, duke shtuar se është shumë me rëndësi që politikanët kosovarë duhet të tregojnë forcë dhe përgjegjësi që t’u binden këtyre parimeve, transmeton zeri.info.
E para e BE-së në Kosovë gjatë kësaj interviste ka thënë se drejtuesit e lartë evropianë e kanë bërë të qartë se janë dy kushte për heqjen e vizave për Kosovën: Demarkacioni dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ajo ka shtuar se BE-ja nuk propozon zgjidhjen për Demarkacionit, por kjo, sipas saj, duhet të zgjidhet midis Malit të Zi dhe Kosovës dhe kërkon që Marrëveshja sa më parë të votohet në Parlament.
“Po e theksoj se për ne është me rëndësi rezultati përfundimtar. Duhet ta kemi Demarkacionin e votuar. Nëse të dyja vendet vendosin të bëjnë marrëveshje të ndryshme, kjo është çështje e tyre. Por, duhet të jeni të vetëdijshëm se pa një zgjidhje përfundimtare për Demarkacionin dhe të arriturat në luftën kundër korrupsionit Bashkimi Evropian nuk do ta marrë asnjë vendim politik për të hequr dorë nga këto dy kushtëzime”, ka thënë mes të tjerash Apostolova.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...