Paçarizi: Alarmante gjendja e shkollimit parauniversitar, konkurrojnë për studentë nuk din as lakimin e foljeve
Autori: Gazeta inFokus
15:14 | 20 September 2017
Profesori i Universitet të Prishtinës, Rrahman Paçarizi i është drejtuar ministrit të arsimit, Shyqiri Bytyqit për gjendjen alarmante në arsim.
Paçarizi ka prezantuar rezultatet e dobëta të kandidatëve për studentë në Degën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës që janë prodhim i cilësisë së dobët të shkollimit parauniversitar, shkruan Infokusi.com
Më poshtë mund ta gjeni të plotë reagimin e Paçarizit
ALARMI
Nga 141 kandidatë që konkurruan për t’u pranuar në Degën e Gjuhës Shqipe në UP, vetëm 2 për qind kanë ditur se si bën pjesorja e foljeve guxoj, marr, jap, di, bie, dhe vetëm 4 për qind janë përgjigjur pjesërisht.
I dashur ministër, Bytyçi
E di që këto ditë je shumë i zënë me takime protokollare e me incizimin e gjendjes. E di që duhet të takosh figura publike e politike. E di që je nën presion të madh sa i përket përzgjedhjes së ekipit, pasi ke obligime ndaj partisë e partive të koalicionit. E di që grupe të caktuara mund të të imponohen e të përpiqen të t’i tregojnë prioritetet.
Zoti ministër, e di që të bombardojnë me llafe se si gjendja në UP na qenka e mjerueshme, e çka jo tjetër. E di që harrojnë të t’i përmendin universitetet publike nëpër qytetet e Kosovës dhe kolegjet jopublike. Tekefundit, më lehtë është me u marrë me UP-në. Por, për këto një here tjetër.
Alarmi, z. ministër ka rënë moti. Ai alarm ka të bëjë me shkollat fillore dhe të mesme. Me to nuk merret kush, përjashtuar kohën e fushatës kur ua bëjnë “zbor-in” e i çojnë nëpër darka e dreka, se u duhet vota e tyre.
Këtu i ke disa të dhëna që dëshmojnë cilësinë e shkollimit parauniversitar. Këto rezultate janë nga lënda e Gjuhës shqipe. Në Departamentin e Gjuhës Shqipe e mbajtëm provimin pranues. NGa 141 kandidatë vetëm 6 kanë ditur se çfarë pjesësh të ligjëratës janë fjalët këndim, popullore, shkarazi, duke dhe sepse. 9 të tjerë kanë janë përgjigjur pjesërisht. Pra më pak se 5 për qind janë përgjigjur saktë dhe nja 7 për qind janë përgjigjur pjesërisht – 90 për qindëshi tjetër s’ia kanë haberin.
Vetëm 16 nga 141 kandidatë kanë ditur ta lakojnë nëpër rasa emrin letër.
Pritni, i dashur ministër, se ka ende. Nga 141 kandidatë, vetëm 3 kanë ditur se si bën pjesorja e foljeve: guxoj, marr, jap, di, bie. Ju jeni ekonomist dhe statistikat i nxirrni më lehtë sesa unë. Për publikun më duhet të shpjegoj se vetëm 2 për qind e kandidatëve i janë përgjigjur saktë kësaj pyetjeje dhe 6 kandidatë apo 4 për qind kanë arritur t’i përgjigjen pjesërisht.
I dashur ministër, ky është një alarm. Alarmi është më i zhurmshëm, pasi bëhet fjalë për lëndën “Gjuhë shqipe” e cila mësohet nga klasa e parë e fillores, deri në klasën XII. Alarmi bëhet shurdhues, kur dihet se këta kandidatë kanë kryer me sukses testin e maturës (ku pyetjet nga gjuha e letërsia janë disafish më të vështira). Alarmi, bëhet i padurueshëm kur shikohet se shumica dërrmuese e këtyre kandidatëve vijnë me sukses të shkëlqyeshëm nga shkollat e mesme.
Tash, Ju si të doni. Është vështirë të hyhet në sherr me armatën e mësuesve që janë votues potencialë.
Me respekt
Rrahman Paçarizi, mësimdhënës/INFOKUSI

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































