Sport

Ceferin flet për transferimet: Dua mbështetje nga politikanët

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 20 September 2017

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin tha se është i hapur për të gjitha reformat, por kërkon mbështetje të fortë nga udhëheqësit europian politikë, transmeton IndeksOnline.

Ceferin tha se është i hapur për cdo reformë të mbikëqyrjes më të mirë të tregut të transferimeve, por bën thirrje për më shumë mbështetje nga liderët politikë.

“Kam dëgjuar disa politikanë të shquar ashti si kancelaria Angela Merkel, duke dënuar ashpër zhvillimet e fundit në biznesin e futbollit. Nuk mund të pajtohemi më shumë. Ne po presim për dritën e gjelbër nga ata që dënojnë këto lloj situate publikisht”, ka thënë Ceferin në kongresin e UEFA-s.

-Advertisement-

Në fushatën zgjedhore, Merkel kritikoi transferimet rekord të verës, duke përfshi Neymarin dhe Mbappen, (222 milionë dhe 180 milionë).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera