Barcelona, 507 milionë euro në sezon për pagat e futbollistëve
Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 20 September 2017
Klubi i Barcelonës ka parakaluar Real Madrid duke u bërë ekipi me buxhetin më të madh për pagat e futbollistëve në La Liga, sipas të dhënave të fundit nxjerra nga drejtuesit e futbollit spanjoll.
Numrat tregojnë se Barcelona paguan 507 milionë euro në sezon për rrogat e futbollistëve dhe stafit teknik. Rivali historik, Real Madrid, paguan 499 milionë euro dhe për herë të parë në historinë e kampionatit spanjoll, “Los Blancos” nuk është ekipi që shpenzon më shumë për rrogat e lojtarëve. Në vend të parë është ngjitur Barcelona…
Barcelona shpenzon 507 milionë euro në sezon për pagat e lojtarëve, Reali shpenzon 499 milionë, ndërsa Atletico e Madrid 250 milionë. Sevilla paguan rreth 150 milionë euro, ndërsa Valencia 115 milionë euro. 10 ekipe së bashku Espanyol, Malaga, Celta Vigo, Deportivo, Alaves, Leganes, Eibar, Levante, Girona, Las Palmas, Getafe e kanë tavanin e pagave sa Barcelona apo Reali…
Të dhënat për pagat e futbollistëve janë paraqitur nga zyrtarët e La Liga, të cilët monitorojnë vazhdimisht situatën për të ndihmuar klubet që të mos falimentojnë. Teorikisht, Barça i nxjerr pagat e lojtarëve nga e drejta televizive dhe biletat e abonimet të shitura në “Camp Nou”. Katalanasit shpenzojnë 8 milionë euro më shumë se Real Madrid, ndërsa diferenca e dy gjigantëve me ekipet e tjera është domethënëse. Atletico Madrid e vendit të tretë harxhon 250 milionë euro për rrogat, ndërsa ka klube si Getafe, Las Palmas, Girona, Eibar, Leganes apo Levante që nuk harxhojnë më shumë se 40 milionë euro në vit për pagat e lojtarëve.
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...