Sport

Panucci merr një lajm shumë të mirë para ndeshjeve me Spanjën dhe Italinë

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 19 September 2017

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci do të ketë gati qendërmbrojtësin Arlind Ajeti për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë.

Pas shumë lëndimeve, trajneri Christian Panucci ka marrë një lajm të mirë, para dy ndeshjeve kualifikuese ndaj Spanjës dhe Italisë për Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Një nga lojtarët e konsideruar si të dëmtuar, Arlind Ajeti ka arritur të sigurohet nga mjekët e klubit të tij që dëmtimi muskulor në ndeshjen e fundit thuajse ka kaluar dhe do të jetë i gatshëm të luaj ndoshta që në fundjavën e ardhshme.

Ndërkohë, mbetet në dyshim Gjimshiti, i cili po vazhdon terapinë për një dëmtim të gjurit.

-Advertisement-

Me shumë gjasë do të mungojë në ndeshjet e radhës Amir Abrashi i dëmtuar këtë fundjavë, por edhe Mërgim Mavraj, Burim Kukeli dhe Oside Roshi që janë të pezulluar për shkak kartonësh.

Listët së të dyshuarve për ndeshjet e radhës do të jenë Ansi Agolli i dëmtuar në përballjen me Maqedoninë, por edhe Bekim Balaj, i cili nuk u grumbullua në ato dy ndeshje për shkak dëmtimi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera