Sport

Lajm i jashtëzakonshëm nga Casillas

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 19 September 2017

Iker Casillas është rikthyer tek rekordet personale.

Ish akpiteni i Realit mbajti 530 minuta lojë rresht pa pësuar gol, gjë që ndodh për herë të parë në historinë e Portos.

Deri më sot, portieri me fillimin më të mirë të ligës portugeze në historinë e Portos ishte Zé Beto, në sezonin 1983-1984, teksa arriti ta mbajë rrjetën e vet të paprekur për 512 minuta, siç është shënuar sot nga sportivja “Record”.

-Advertisement-

Tani, Casillas, i cili përballet me sezonin e tij të tretë radhazi te Porto, do të ketë një rekord të ri, pasi, deri më sot, fillimin më të mirë e ka pasur në sezonin 2010-2011, kur qëndroi 332 minuta pa pësuar gol.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera