Sport

Juventus gjen zëvendësuesin e Buffonit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 19 September 2017

Pavarësisht prezencës së Wojciech Szczesny, raportet sugjerojnë se Juventusi është i interesuar për portierin, Jan Oblak të Atletico Madridit, transmeton ORAinfo.

Gianluigi Buffon ka gjasa të dalë në pension në fund të sezonit, e Szczesny  cilësohet si pasuesi i tij pasi që këtë verë arriti  një marrëveshje 15 milion € , duke u transferuar nga Arsenali.

-Advertisement-

Përkundër kësaj, Tuttosport po raporton se Zonja e Vjetër do të ketë  kontakte me agjentin e Oblak në ditët në vazhdim .

Portieri slloven është në kontratë deri në vitin 2021, por deri më tani nuk ka pranuar të diskutojë dhe të vazhdojë dhe gazeta beson se ai është i interesuar për propozimin e Juventusit.

Sidoqoftë, klauzola e tij e lirimit është vendosur në 100 milionë euro kështu që Bianconerët do të duhej të kërkonin të ulnin atë duke dërguar lojtarë në Atletiko si shkëmbim./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera