Tahiri: Kam filluar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme
Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 18 September 2017
Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri me të marrë detyrën e ministrit ka iniciuar plotësim ndryshimin e legjislacionit që ndërlidhet me fushën e konfiskimit të pasurisë së paligjshme dhe se këto ndryshime do t’ia drejtojë kabinetit qeveritar.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri Tahiri në hapjen e punëtorisë dy ditore që po mbahet në Prishtinë në lidhje me menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.“Ju jeni të informuar që unë në fillim të punës time kam filluar plotësim ndryshimin e legjislacionit që ndërlidhet me fushën e konfiskimit të pasurisë së paligjshme dhe në një të ardhme të afërt do t’ia drejtojë Qeverisë së Republikës së Kosovës këto ndryshime dhe pastaj jam shumë i bindur që do ta gjej përkrahjen edhe të deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’i miratojë këto ndryshime. Pra, sundimi i rendit dhe ligjit në Kosovë do të jetë fusha, do të jetë prioriteti i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në këtë fushë do të kemi angazhim maksimal”, tha Tahiri.
Sipas tij konkluzionet që do të dalin nga kjo punëtori do t’i integrojë në planin e tij të punës në cilësinë e ministrit të Drejtësisë.
Tahiri tha se Qeveria e Kosovës ka objektiv dhe prioritet luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërkohë që potencoi faktin se bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar është shumë i rëndësishëm.“Ju jeni të informuar se pak ditë më parë është konsoliduar Qeveria e re Republikës së Kosovës dhe kjo Qeveri objektiv dhe prioritet të saj ka luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është jashtëzakonisht e rëndësishme, pra Ballkani Perëndimor duhet edhe më tutje ta rris bashkëpunimin në luftën kundër kësaj dukurie negative. Pra, si Ballkan Perëndimor ne duhet të shndërrohemi në një aset të Bashkimit Evropian, duhet të fillojmë të mendojmë që të eksportojmë siguri dhe të mos jemi vend i trafiqeve ilegale”, tha ai.
Në këtë punëtori e cila mbahet sot dhe nesër janë pjesëmarrës nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Sllovenia, Bosnja, Mali i Zi dhe Kroacia.Punëtoria dyditore e është organizuar nga TAIEX dhe Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...





































