Sport

Hoxha kërkon falje dhe dorëzon shiritin e kapitenit

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 15 September 2017

Alban Hoxha një kapiten i vërtetë. Portieri i Partizanit në prononcimin e parë publik të ditëve të fundit, sqaron situatën dhe merr një vendim të papritur.

Hoxha dorëzon shiritin e kapitenit duke dhënë shembullin se ambiciet personale nuk mund të interferojnë në objektivat e klubit.

Një gjest që synon gjithashtu të qetësojë dhe qartësojë situatën në kampin e kuq pasi Hoxha është një prej emrave më të dashur të tifozerisë së Partizanit dhe përjashtimi i tij për thyerje të rregullores sigurisht që shërbeu për të krijuar jo pak hamendësime për situatën në dhomën e zhveshjes së Prtizanit.

-Advertisement-

Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, Hoxha thekson.

“Klubi ka vendosur një rregullore të brendshme, të cilën unë dhe shokët e mi duhet ta respektojmë. Kur kjo rregullore nuk respektohet unë marr përsipër përgjegjësitë. I kërkoj falje klubit, stafit teknik dhe shokëve të skuadrës. Për këtë arsye dorëzoj edhe shiritin e kapitenit për të dhënë shembull për të gjithë. Jam gati të rikthehem në vendin tim, pranë skuadrës dhe të jem në dispozicion të klubit, trajnerit dhe ekipit për të mirën e Partizanit”.

Një vendim prej një kampioni të vërtetë. Alban Hoxha mbyll përfundimisht një çështje që mund të rrezikonte ambjentin e kuq duke e pranuar të punojë për të mbrojtur me dinjitet ngjyrat e skuadrës që përfaqëson.

Tashmë që Partizani dhe Hoxha janë sqaruar përfundimisht, trajneri Mark Iuliano mund të fokusohet tërësisht te sfida e javës së dytë kundër Kukësit ku me shumë mundësi, numri 1 do të rikthehet të mbrojtë katërkëndëshin e Partizanit.

Tashmë që Hoxha ka dorëzuar shiritin, çështja e kapitenit duhet të marrë një zgjidhje të shpejtë dhe emri i parë në listë për të qenë pasuesi i numrit 1 është mesfushori dhe zv/kapiteni Idriz Batha.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera