Sport

KOK-u i del në ndihmë Majlindës pas operimit

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 15 September 2017

Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur të mbështes xhudistën më të mirë në botë, Majlinda Kelmendi me 4 mijë euro për fazën rehabilituese.

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, sot ka operuar ligamentin kryqëzor, duke e kaluar me sukses të plotë, pas lëndimit të pësuar në Kampionatin Botëror të xhudos, të mbajtur muajin e kaluar në Budapest të Hungarisë.

Ajo do ta vazhdojë rehabilitimin në Slloveni.

Me këtë rast, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka marrë vendim që për rehabilitimin e Majlinda Kelmendit ta mbështetë me 4 mijë Euro.

-Advertisement-

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon operimin me sukses të heroinës tonë dhe i dëshiron shërim sa më të shpejtë.

BE i KOK-ut kishte mbështetur edhe karateistin, Alvin Karaqi, me 3 mijë euro, për heqjen e pjesshme të shpenzimeve të operimit, pas lëndimit të pësuar në garën ndërkombëtare në Erzurum të Turqisë.

Kjo mbështetje e KOK-ut vlen vetëm për sportistët elitarë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera