Sport

Wenger ka arsye për të buzëqeshur!

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 15 September 2017

Arsene Wenger me Arsenal të enjten mbrëma mposhtën Kolin në Europa League, me rezultatin 3:1.

Pavarësisht probleme që pati në Emirates, me tifozët, strategu francez ka arsye për të buzëqeshur, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë keni disa fakte nga ndeshja e fundit e Arsenal:

-Advertisement-

Arsene Wenger ka mposhtur 57 klube të ndryshme nga 64 më sa është përballur prej kur ka marrë drejtimin e klubit.

Alexis Sanchez ka shënuar golin e shtatë nga tetë ndeshjet e fundit për klubin.

Hector Bellerin ka shënuar golin e parë në garat evropiane nga 16 paraqitje sa ka pasur.

Sead Kolasinac ka qenë pjesë e dy golave dhe dy asistimeve në pesë paraqitje për klubin dhe goli i tij është i 200-ti i shënuar në garat evropiane për Arsenal, nën drejtimin e Wenger – 125 në Emirates, 69 në Highbury dhe tetë në Wembley.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera