Këta janë kandidatët e BDI-së për kryetar komunash
Autori: Gazeta inFokus
08:14 | 15 September 2017
Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim ka konfirmuar kandidatët e saj për kryetarë komunash në komunat ku ajo do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.
Sipas një komunikate të BDI-së, zgjedhjet lokale për Bashkimin Demokratik për Integrim janë tejet të rëndësishme, meqë qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejt zgjedhin përfaqësuesit e tyre lokal, përfaqësues të cilët duhet drejtpërdrejtë të ofrojnë zgjidhje për nevojat dhe kërkesat e përditshme të qytetarëve, të cilët ata i përfaqësojnë.
“Duke pasur parasysh faktin se Bashkimi Demokratik për Integrim gëzon mbështetjen më të madhe nga qytetarët, dhe se kandidatët e BDI-së janë me gjasa më të mëdha për t’u zgjedhur si përfaqësues, janë bërë konsultime të gjëra në mënyrë që të përzgjedhim kandidatë me kredibilitet personal dhe profesional dhe vizion të qartë për të ardhmen e komunave”, thuhet në një komunikatë të BDI-së.
Në paraqitjen e tij për mediat, pas mbledhjes së kryesisë Qendrore, zëdhënësi i Shtabit Qendror Zgjedhor të BDI-së, Arbër Ademi kumtoi emrat e kandidatëve për kryetar komunash, dhe atë si vijon:1.
Komuna e Likovës – Erkan Arifi (magjistër i shkencave juridike);2. Komuna e Haraçinës – Isuf Bislimi (historian);3. Komuna e Çairit – Visar Ganiu (profesor universitar);4. Komuna Shuto Orizarë – Xhelal Çajani (jurist);5. Komuna e Studeniçanit – Femi Jonuzi (kimist).

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































