Dënohet me burg grabitësi i çantës
Autori: Gazeta inFokus
21:30 | 14 September 2017
Me tre vjet e gjashtë muaj burgim dhe 1.000 euro gjobë është dënuar Milaim Canolli nga Gjykata e Prishtinës.
Ngjarja për të cilën është dënuar Milaim Canolli ka ndodhur më 27 janar të këtij viti në Prishtinë, derisa viktima ishte duke u kthyer në shtëpi.
Dënimin e Canollit e ka bërë publike Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda.
Aktakuza e ngarkonte Milaim Canollin se më 27 janar të këtij viti në orën 16:12 në Prishtinë në rrugën “Azem Bejta”, me qëllim që vetes t’i sjellë përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme duke përdorur dhunën dhe kanosjen, e duke sulmuar jetën apo trupin e të dëmtuarës Fatime Hajdari, nën kërcënimin e thikës me njërën dorë, ndërsa me tjetrën duke mbajtur viktimën, i ka grabitur të dëmtuarës çantën nga krahu i djathtë.
Në çantë, gjendeshin portofoli me 145 euro dhe një telefon celular i tipit iPhone 7.
Më tej, në momentin kur Fatime Hajdari ishte kthyer kah ai dhe ia kishte zbuluar fytyrën, tani më i dënuari Canolli ishte bërë agresiv dhe për këtë disa herë e kishte goditur viktimën gjersa e njëjta kishte rënë në tokë ku e kishte lënduar gjurin.
Ai kishte arritur të largohej prej aty dhe gjësendet ia kishte marrë, kurse çantën ia kishte hedhur në tokë dhe më pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur, transmeton kallxo.com.
Më vonë, Canolli ishte arrestuar nga Policia dhe ishte identifikuar nga viktima përmes procedurës standarde të verifikimit në mesin e personave të tjerë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































