Sport

Llorente tregon arsyen pse nuk iu bashkua Chelseat

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 14 September 2017

Sulmuesi i njohur spanjoll, Fernando Llorente është futbollisti më i ri i Tottenham Hotspur, transmeton IndeksOnline.

Llorente u largua nga Swansea City, për t’iu bashkuar në fund të merkatos klubit nga Londra, Tottenham.

Por, lojtari spanjoll ishte duke u kërkuar me ngulmë nga Blutë e Londrës, madje këta të fundit ishin favorit për të nënshkruar me sulmuesin.

-Advertisement-

Megjithatë në orët e fundit të merkatos, Llorente vendosi për të ndërruar rrugën nga “Stamford Bridge” për në “White Hart Line”. Ai përmes një interviste ka treguar arsyen pse vendosi në këtë mënyrë.

“E vërteta është se Chelsea ka qenë pas meje për një kohë të gjatë, por ju e dini se si funksionojnë këto” Në minutën e fundit, Pochettino më thirri dhe më bindi (të bashkohem me Tottenhamin). Projekti i Spurs është mbresëlënës”, ka thënë 32 vjeçari.

Llorente ende nuk ka zhvilluar asnjë lojë me Tottenhamin, ndërsa me Swansean në 33 ndeshje shënoi 15 gola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera