Sport

Herolind Shala dhe Bersant Celina ftohen nga Bunjaki për dy ndeshjet e mbetura

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 14 September 2017

Përzgjedhësi në largim i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Albert Bunjaki, ka konfirmuar se për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për kampionatin botëror “Rusia 2018”, do të ftojë Herolind Shalën e Bersant Celinën, transmeton Koha Ditore.

Ky i fundit nuk është ftuar në ekipin “A” që nga ndeshja e 9 tetorit të vitit të kaluar kundër Ukrainës, që Kosova e humbi në Krakow të Polonisë me rezultatin 3:0, kurse Shala nuk është ftuar për dy ndeshjet e fundit kundër Kroacisë dhe Finlandës të zhvilluara në fillim të këtij muaji.

Shala nuk u ftua për shkak se nuk kishte skuadër. Për herë të fundit me Kosovën luajti në qershor. Por 25-vjeçari pasi u transferua te Lungby në Danimarkë, do të ftohet për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Islandës.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera