Sport

Lamtumirë Barcelonë

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 14 September 2017

Sulmuesi brazilian Philippe Countinho ka qenë synimi kryesor i Barcelonës deri në momentet e fundit të afatit kalimtar veror.

Mbrëmë, ai luajti minutat e parë të këtij sezoni pasi hyri në lojë në minutën e 75 gjatë përballje së skuadrës së vet me Sevillan në Ligë të Kampionëve, e cila përfundoi baras 2-2, transmeton Express.

Paraqitja e tij në këtë ndeshje do të thotë se ai vështirë se do të nënshkruajë me Barçen në janar, kur edhe hapet afati kalimtar dimëror, për shkak se ai nuk do të kishte të drejtë të luante për Barcelonën në Ligë të Kampionëve.

-Advertisement-

Countinho i kërkoi Liverpoolit në muajin gusht ta lejonte transferimin e tij te Barcelona, por klubi anglez ka qenë i qartë që nga fillimi se lojtari nuk do të shitej duke ia plotësuar kërkesën trajnerit Jurgen Klopp që ylli brazilian të mbetet në skuadër.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera