Shqipëria do të zbardhë shkakun e vdekjeve në QKUK
Autori: Gazeta inFokus
08:43 | 14 September 2017
Shemsi Veseli, anëtar i Bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), thotë se rezultatet e analizave të Institutit të Toksikologjisë në Tiranë do të zbardhin shkaktarin e dy vdekjeve të dyshimta, të cilat kanë ndodhur gjatë javës së kaluar në sallat e Klinikës së Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Rezultatet e analizave të Institutit të Toksikologjisë në Tiranë do të zbardhin shkaktarin e dy vdekjeve të dyshimta, të cilat kanë ndodhur gjatë javës së kaluar në sallat e Klinikës së Kirurgjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Me vendim të Bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) mostrat e gazrave që janë përdorur gjatë operacionit në Klinikën e Kirurgjisë janë dërguar për analizë në Shqipëri, pasi nga hulumtimet e bëra deri më tash ka rezultuar se faktori njeri dhe preparatet farmaceutike të përdorura gjatë operacionit kanë qenë shkaktarë të dy vdekjeve në sallën e Repartit të Kirurgjisë në QKUK.
Po ashtu edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, të mërkurën, ka nisur t’i grumbullojë informacionet rreth rastit në fjalë. “Prokuroria është në fazën fillestare të grumbullimit të informatave dhe varësisht nga përmbajtja e tyre ne do t’i marrim veprimet e nevojshme”, tha për “Kallxo.com” Armend Hamiti, prokurori i cili po merret me këto raste.
Hamiti më tutje deklaroi se pas mbledhjes së informacioneve mund të pasojnë edhe veprime të tjera.
“Hetuesit janë autorizuar dje për grumbullimin e informacionit dhe sapo të kemi pranuar një raport nga ata, do t’i ndërmarrim veprimet e tjera”, tha Hamiti.
Por në anën tjetër Shemsi Veseli, anëtar i Bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) thotë se në opinion ka pasur dezinformata se bëhet fjalë për katër vdekje të dyshimta në reparte të QKUK-së.
Por, sipas tij, për hir të vërtetës bëhet fjalë për dy vdekje të dy personave të moshës së shtyrë, mbi 70 vjeç, të cilët kanë qenë raste shumë të rënda të diagnostikuar me tumor.
“Por, megjithatë, pasi që kemi marrë informacione se ka pasur disa indikatorë që mund të çojnë deri te vdekja e tyre, drejtori ka thirrur mbledhje urgjente dhe më pastaj ka krijuar disa komisione në kuadër të SHSKUK-së. Një komision është krijuar nga sektori i Farmacisë, të cilët kanë bërë një analizë të produkteve farmaceutike që janë përdorur gjatë operacionit dhe pas analizimit të tyre është konstatuar se të gjitha produktet farmaceutike kanë qenë në rregull”, ka thënë Veseli për gazetën “Zëri”

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























