Nexhipi ‘gozhdonë këpucët’, por si ndahet futbollit
Autori: Gazeta inFokus
13:19 | 13 September 2017
I ka habitur të gjithë me vendimin e tij përfundimtar. Legjenda e gjallë e futbollit shqiptar nga Maqedonia dhe jo vetëm, Nderim Nexhipi pas 17 vitesh i ka thënë fund karrierës së tij prej fubollisti.
Ai sot në moshën 33 vjecare i ka “varë këpucët në gozhdë”.
Në një intervistë për Lajm, ai mes tjerash rrëfen për vendimin e tij, hapat e ardhshëm në karrierë e të tjerë.
Lajm:Nderim, tashmë keni bërë zyrtare tërheqjen nga futbolli I luajtur. Ai ishte vendimi i lehtë?
Nexhipi:Vendimin për tu tërhequr nga futbolli e kam menduar një kohë të gjatë. Ka qenë një vendim ndoshta i papritur, pasi që kam pasur oferta nga ekipe të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Vendosa që ta mbyll karrierën ndoshta pak më herët sesa duhet, por ndonjëherë njeriu bën sakrifica dhe unë këtë po e bëj për familjen, sepse dua t’i kushtoj më shumë kohë.
Lajm:Çka të ka dhuruar futbolli i luajtur?
Nexhipi:Po më ka dhënë shumë. Kam jetuar në shumë vende të ndryshme nga Shkupi, Tirana, Berlini, Wolfsburgu, Brukseli, Vaslui e deri në Bakun e largët. Kam njoftuar kultura të ndryshme dhe kam pasur momente të shkëlqyeshme në karrierë, ngritje e rënie, lëndime e dëshpërime, por për hir të vullnetit dhe futbollit, njeriu kur do të bëj ndoj gje e arrin cdoherë- vetëm me punë dhe përkushtim të madh.
Lajm:Nga Shkupi jeni larguar në moshë të re, dhe gjatë karrierës tënde keni luajtur për shumë skuadra të njohura. Je i kënaqur për këtë?
Nexhipi:U largova nga Shkupi shumë i ri, në moshën 17 vjecare dhe gati tërë karrierën luajta jashtë vendit. Jam i lumtur për këtë gjë. Sikur mos të kishte qenë ai lëndimi në moshën shumë të re ndoshta edhe karriera do të merrte një dimension shumë më të madh ndërkombëtar, por edhe me këtë që kam arritur jam i kënaqur.
Lajm:Ju keni ecur hapave të babit tënd, legjendës Mensur Nexhipi. A prisni që djali yt Dioni të vazhdoj këtë rrugë?
Nexhipi:Është e saktë se unë kam shkuar hapave të babit tim dhe besoj që edhe Dioni do të ketë fatin dhe dëshirën që të vazhdoj traditën e familjes Nexhipi.
Lajm:Cilët do të jenë planet tua pas “varjes së këpucëve në gozhdë”?
Nexhipi: Unë tani i jam bashkuar skuadrës së Digitalb/Supersport, ku do të jem si analist në emisionin sportiv ‘Gol pas goli’. Gjithashtu kam hapur kompaninë time N11Sports Management me zyrë në Zurich, Berlin dhe Tiranë, bashkë me partnerin tim Jeton Kraba me të cilin do të punojmë për zhvillimin e saj. Prej Sllogës në Hertha Berlin mua në menaxhim më kishte Fali Ramadani, i cili sot është një ndër 5 menaxherët më të mëdhenj në futbollin botëror. Në të ardhmen pres që të filloj të bashkpunoj me të dhe kompanin e tij.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
































