Joshua tregon si ushqehet dhe si stërvitet
Autori: Gazeta inFokus
13:11 | 13 September 2017
Joshua është ndër boksierët më të mirë në histori, e kjo gjë arrihet vetëm me punë të madhe, përkushtim dhe, normalisht, ushtrime rigoroze fizike.
Telegrafi ka sjellë një intervistë të vitit 2016 të AnthonyJoshuas me MensHealth, ku mund të mësoni më shumë për jetën profesionale të AnthonyJoshuas.
MH: Cilat ushtrime i bëni më shumë: ushtrimet me peshë të trupit apo me pesha?
AJ: I bëjë të dyja, por më shumë bëjë ushtrime me peshë të trupit. Ato më japin mundësinë të bëjë më shumë ushtrime kardio. Por nëse bëjë ushtrime me pesha, preferojë t’i ushtrojë këmbët.
MH: Është e qartë se jeni një djalosh i madh. Si ia bëni ta mirëmbani madhësinë dhe fuqinë pa e sakrifikuar shpejtësinë në ring?
AJ: Boksi është sport i ndërlidhur ngushtë me ushtrimet kardio, që do të thotë se shpejtësia është e rëndësishme. Shumica e boksierëve të peshave të rënda janë në mënyrë natyrale të mëdhenj dhe të fuqishëm, megjithatë është detyrë e neve (boksierëve) të bëjmë punën tonë dhe ta mirëmbajmë shpejtësinë, raporton Telgraf.
MH: Çfarë ushqimesh hani për t’u mbushur me “karburant”?
AJ: Njohuritë e nutricionit janë të thjeshta, por të domosdoshme. Unë ha shumë spinaq dhe brokoli, mishin e pulës dhe peshqit sepse të furnizojnë me proteina, dhe pastaj ushqehem edhe me oriz dhe patate. Nuk kam ndonjë regjim të veçantë të ushqimit, por ha shumë, ha kur jam i uritur dhe përpiqem të ha shëndetshëm.
MH: Pra ju më para preferoni t’i qëndroni ‘besnik’ parimeve bazike të nutricionit sesa t’i përmbaheni një plani të plotë ushqimor?
AJ: Po. Mendoj se trupi është planifikuesi më i mirë i ushqimit të cilin mund ta merrni. Unë ha atë që më duket më e mira për mua; nëse hani diçka që është e dëmshme për ju, edhe pse e shijoni tepër, ndonjëherë ju mund ta ndjeni trupin tuaj tek thotë “jo, ky ushqim nuk është i mirë për mua”. Unë përpiqem ta dëgjojë trupin dhe të kuptojë çfarë ka funksionuar në të kaluarën.
MH: Cila është e meta juaj më e madhe e stërvitjeve?
AJ: Me siguri rrjetet sociale! Është faji i celularëve të mençur sepse në vend se të pushojë, zakonisht jam duke shfletuar në rrjete sociale. Kur unë duhet të ndihem energjik për sesionet e stërvitjeve, celularët më pengojnë.
MH: A keni ndonjë metodë të pazakontë trajnimi të cilën e keni përfshirë në sesionin tuaj ushtrimor?
AJ: Ushtrohem pak në një ‘Altitude Center’. Është shumë më ndryshe sesa stërvitja në palestër. Këmbët më dridhen në fund të stërvitjeve, por padyshim se ka ndikim të madh. Përveç kësaj, tjerat ushtrime janë bazike!
MH: Si e shpenzoni një ditë?
AJ: Zgjohem shumë herët në mëngjes dhe gjëja e parë që bëjë është ngrohja e mushkërive me një sesion kardio. Qoftë nëse bëjë ushtrime si noti, vrapimi apo çiklizmi, unë gjithmonë ushtrojë 40 minuta në mëngjes. Pas kësaj, ne shkojmë në një palestër tjetër ku ushtroj për dy orë, dhe, pas një pauze, rikthehemi në palestër boksi. Boksi është pjesa më e vështirë e ditës.
MH: Çfarë bëni kur jeni larg palestrës? Si relaksohet Anthony Joshua?
AJ: Thjesht kënaqem me shokët, luajmë PlayStation dhe e mbajë mendjen larg gjërave të ndryshme.
MH: Çfarë këshillash do t’u jepnit lexuesve për të pasur një trup në formë?
AJ: Konsistencë! Mund të regjistroheni në palestër vetëm tre muaj para stinës së verës dhe t’i shihni disa përmirësime, por asnjëherë nuk do të dukeni si bodibuilder. Konsistenca është çelësi për këtë. Nëse vazhdimisht e nxisni veten, gjithmonë do të përmirësoheni.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































