Lajme

Do ‘sqaroheshin’ për fëmijët, si nisi sherri te Pazari i Ri mes agjentit dhe biznesmenit

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 12 September 2017

Ndonëse e plagosi në këmbë biznesmenin Pëllumb Gjoka, agjenti i shërbimit të kontrollit të brendshëm të burgjeve, Kleant Musabelliu akuzohet nga policia për ” Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Policia ia dorëzoi Prokurorisë gjithë provat per 43-vjeçarin, ndërkohë punonjësi i SHKB-së së burgjeve është pezulluar edhe nga detyra, ndërsa policia ka sekuestruar në vendngjarje 3 gëzhoja dhe pistoletën e shërbimit tip “bereta”.

Nga ana tjetër biznesmeni Pëllumb Gjoka ndodhet në spital jashtë rrezikut pas plumbave që mori në këmbë. Plagosja ndodhi mbrëmjen e së hënës në zonën e Pazarit të Ri në kryeqytet pas një konflikti që nisi në një lokal e përfundoi në trotuar.

-Advertisement-

Biznesmeni dhe punonjësi i SHKB së burgjeve kishin lënë takim për të sqaruar një sherr mes djemve të tyre, por situata ka agravuar duke u përshirë në konflikt edhe vetë baballarët. Të shtënat alarmuan edhe kalimtarët pasi ngjarja ndodhi rreth orë 21.00 ku lëvizja në këtë zonë është e madhe /TCH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera