Sport

“Ronaldo do të dominojë sërish në Ligën e Kampionëve” (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 11 September 2017

Ronaldo është favorit për t’u shpallur edhe këtë sezon golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve me 105 gola dhe nuk është befasi që ai sërish është favorit për “Këpucën e Artë”, raporton Goal, transmeton Gazeta Express.

Portugezi e mbylli sezonin e kaluar me 12 gola, një më shumë se Lionel Messi dhe është favorit edhe për këtë edicion sipas bastoreve sportive, që i kanë vënë kuotën 5.00 për ta fituar “Këpucën e Artë”.

Pas tij renditet Messi me kuotën 6.50, derisa në vend të tretë është Robert Lewandowski i Bayern Munich me 9.00.

-Advertisement-

Neymar renditet i katërti me 13, i ndjekur nga Edinson Cavani me 15.00 dhe Luis Suarez po ashtu me 15.

Top 10-shen e mbyllin Kylian Mbappe (21.00), Romelu Lukaku (17.00), Sergio Aguero (26.00) dhe Antoine Griezmann (34.00). /Gazeta Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera