Sport

Lajme të mira nga futbollistët e Kombëtares, përveç Roshit

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 11 September 2017
Odise Roshi mungoi te skuadra e tij.
Sokol Cikalleshi ka debutuar sot me ekipin e tij të ri në Turqi, Osmanllëspor. Skuadra e sulmuesit shqiptar u mposht në shtëpi me rezultatin 0-2 përballë Goztepe në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të Super Ligës turke.

Cikalleshi e nisi takimin nga stoli i rezervave dhe u aktivizua vetëm në fillim të pjesës së dytë, pa arritur të ndihmojë Osmanllësporin që të shmangë humbjen.

Ndërkohë në Rusi, Akhmat Grozni i tre futbollistëve shqiptarë mori një barazim 1-1 në shtëpi përballë Lokomotivës së Moskës.

Vetëm Bernard Berisha e nisi ndeshjen si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 61-të, ndërsa Odise Roshi e ndoqi të gjithë takimin nga stoli, raporton Panorama.

-Advertisement-

Mesfushorit fierak nuk i siguruan minuta në kampionatin rus as dy golat e shënuar në dy ndeshje me kombëtaren shqiptare.

Ndërkohë Bekim Balaj vazhdon të jetë i dëmtuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera