Lajme

Të shtëna në Teksas: 8 të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 11 Shtator 2017

Të paktën tetë persona janë vrarë, përfshirë edhe i dyshuari, pas një incidenti me të shtëna në një shtëpi në Plano, Teksas, njoftojnë autoritetet.

Incidenti me të shtëna ndodhi mbrëmë rreth orës 20.00, shkruan AP, përcjell Express.

Zëdhënësi i policisë në Plano, David Tilley, ka thënë se policia fillimisht u përgjigj ndaj një raportimi për të shtëna me armë. Oficeri i parë që ka mbërritur në shtëpi është konfrontuar me të dyshuarin.

-Advertisement-

Oficeri ka hapur zjarr dhe e ka vrarë të dyshuarin, ka shtuar Tilley.

Dy persona tjerë janë plagosur.

Identiteti i viktimave dhe të dyshuarit nuk janë publikuar.

Policia po ashtu nuk e ka bërë të ditur motivin e incidentit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy