Sport

MotoGP, Markez fiton në San Marino

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 11 September 2017

Mark Markez ka fituar Çmimin e Madh të San Marinos në motoçiklizëm për kategorinë Moto Gp, në një garë ku nuk kanë munguar surprizat. 

Italiani Danilo Petruci, i cili udhëhoqi garën për pjesën më të madhe të saj në pistën e Mizanos u rendit vetëm në vendin e dytë, duke lënë pas një tjetër pilot të Dukatit, si Andrea Doviciozo në vendin e tretë.

Tre herë kampioni i botës në Moto GP, Horge Lorenco bëri një nisje të mirë dhe mori kryesimin që në xhiron e parë, por në te 7-n u rrëzua duke i lënë përkohësisht kryesimin Petrucit.

-Advertisement-

Italiani, i cili ende nuk ka fituar një garë në kategorinë më të lartë të motoçiklizmit nuk e mbajti dot presionin e Markez në fund duke ja dorëzuar vendin e parë.

Me këtë fitore Markez dhe Doviciozo udhëheqin klasifikimin e përgjithshëm me nga 199 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Vinales i Yamahas me 183 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera