Lajme

“Ky është kushti i Listës Serbe për votimin e Qeverisë Haradinaj”

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 09 September 2017

Analisti politik, Behlul Beqaj ka deklaruar se pamundësia për formimin e Qeverisë pa vendimin e Beogradit do të thotë se Serbia politikish është kthyer në Kosovë dhe se Lista Serbe do ta votojë Qeverinë e Haradinajt vetëm nëse bien në ujdi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Beqaj për KosovaPress ka thënë se nëse kabineti qeveritar i Haradinatj nuk jep garancë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Aleksandër Vuçiq do të urdhërojë delegacionin që ta mos e votojë qeverisjen Haradinaj dhe kështu çështja të kthehet në pikën zero.

Beqaj: Serbia politikisht është kthyer në Kosovë

-Advertisement-

“Pamundësia për formimin e qeverisë pa vendimin e Beogradit do të thotë se Serbia politikish është kthyer në Kosovë, dhe fakti se sot është delegacioni i Listës Serbe në Beograd mund ta merr një sinjal të gjelbër për mbështetjen e Qeverisë të Ramush Haradinaj, por nëse kjo ndodhë, unë mendoj që është në pyetje një skenar shumë serioz që nënkupton realizimin e kërkesave të Serbisë, posaçërisht kur është në pyetje Asociacioni i komunave me shumicë serbe për arsye se Beogradi, posaçërisht në kohën kur ka qenë zotëri Ramush Hradinaj në Francë ka pasur një fushatë shumë të ashpër, shumë të ulët jo vetëm politike por edhe propagandistike kundër Ramush Haradinajt dhe nëse tash ky kryeministër që ka qenë nismëtar i asaj fushate jep pëlqimin që ky të zgjidhet kryeministër në fakt është vetëm një aranzhman shumë serioz nën 1, nën dy nëse eventualisht nuk marrin garanca për këtë aranzhman, besoj se mund të ndodhë edhe e kundërta që Aleksander Vuçiq ta urdhëroj delegacionin që mos ta votoj Ramush Haradinajn dhe çështja të kthehet në pikën zero”, tha ai.

Lidhur me emrat që po fliten për ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, Beqaj ka thënë se shumica e tyre janë pa eksperiencë në dikasteret ku ata janë përcaktuar për t’i udhëhequr.

Beqaj: Ministrat që nuk kanë eksperiencë në dikasteret e caktuara

“Nuk mendoj që çështja e Qeverisë është çështje e kryer por mirë është që kanë dal disa emra, janë emra të cilët në të shumtën e rasteve sa pash unë nuk kemi një eksperiencë dhe kompetencë për realizimin e suksesshëm në dikasteret ku janë caktuar, ndonëse edhe ka edhe të atillë që kanë eksperiencë, por pavarësisht nga kjo çështja që është krijuar ndërkohë në kuadër të mos besimit të ndërsjellët“, ka shtuar ai.

Demarkacionin, asociacionin e komunave me shumicë serbe, korrupsionin, krimin e organizuar, transformimi i Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, papunësinë, Behlul Beqaj i sheh si sfidat kryesore për qeverinë e ardhshme.

Rritja e numrit të ministrive e sheh si një përmbushje të apetiteve të militantëve të cilët e kanë bërë qeverisjen në Kosovë.

Beqaj: Përmbushje e apetiteve të militantëve që formuan qeverinë

“Por gjithsesi i përmbush apetitet e militantëve, simpatizuesve dhe mbështetësve të atyre të cilët e kanë formuar në këtë mënyrë qeverisjen në Kosovë“, tha ai.

Ndryshe, sot në orën 16:00 është caktuar seanca për votimin e qeverisë së re e cila do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera