Lajme

Fjalët e prindërve para se të votohet Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 09 September 2017

Prindërit e Ramush Haradinajt, Hilmiu dhe Ruka presin që i biri i tyre sot do të votohet për kryeministër të Republikës. Ata thonë se e Ramushi nuk është vetëm i tyre, por i gjithë Kosovës.

“Presim që dhashtë Zoti të kryhet për mirë jemi pak të ngarkuar se çka do të bëhet, por mendoj se do të bëhet mirë. Ramushi jo që është i joni, por ai ka dhënë shumë për Kosovën, bashkë me familje dhe vëllezër dhe Kosova i ka borxh atij”, është shprehur Hilmi Haradinaj.

Ndërsa nëna e Ramushit thotë se me shumë me gëzime e durim e kanë pritur këtë ditë.

-Advertisement-

“Gjithqysh do të zgjidhet kryeministër. Ishalla gjithkush i ka mend dhe e voton se ai është për Kosovën dhe besoj që ai ka me fitu edhe sot e kryen mirë se është fitimtar”, ka thënë nëna Rukë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera