Zbulohen detajet e ceremonisë të Marinës dhe Getit!
Autori: Gazeta inFokus
12:13 | 09 September 2017
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të celebrojnë dashurinë e tyre të dielën e këtij viti.
Çifti është në një lidhje prej mëse katër vitesh dhe duket se tanimë ka ardhur koha e dasmës.
Moderatorja dhe reperi kanë zgjedhur një nga komplekset në Gjirin e Lalëzit për të celebruar dashurinë e tyre. Bluetooth ka mundur të mësojë disa nga detajet e kësaj ceremonie. Pasi anuloi dasmën në Kosovë, çifti ka bërë bashkë të ftuarit në Durrës. Megjithatë me aq sa kemi mundur të mësojmë do të jetë një dasmë ku do të bëjë bashkë rreth 400 të ftuar.
E duke qenë se flasim për dy nga personazhet më të famshëm të showbizzit, natyrisht që nuk do të mungojnë as VIP-at e ftuar. Nusja ka zgjedhur kompaninë e Alketa Vejsiut për të arreduar ambientin, por edhe për fustanin. Një nga fustanet e nusërisë do të mbajë edhe firmën e Valdrin Sahitit, por pjesa tjetër i është besuar totalisht Alketa Vejsiut. Fustanin vajzat e kanë zgjedhur në Milano të Italisë, pra i përket koleksionit të 2018. Pjesa e muzikës duket se i është besuar dhëndrit.
Kolegët e tij kosovarë do të jenë këngëtarët kryesorë të mbrëmjes që do të ndezin dasmën. Megjithatë edhe disa prej këngëtarëve shqiptarë do të këndojnë për të ftuarit. Çifti ka kërkuar që ceremonia e tyre të ketë shumë lule natyrale, duke e shndërruar të gjithë ambientin në një atmosferë romantike. Megjithatë ndryshe nga dasma e Bes Kallakut dhe Xhensilës që u përfol se kishte kushtuar 65 mijë euro, Marina dhe Geti kanë zgjedhur të bëjnë një dasmë më të thjeshtë, duke mos u treguar kaq “dorëshpuar” në shpenzime.
Natyrisht që me mjaft interes do të priten edhe betimet e çiftit, ku do të mundemi të shikojmë reperin në rolin e djalit romantik. E duke qenë se kanë zgjedhur një vend buzë detit, dyshja do të ketë mundësi të betohet për dashuri të përjetshme ndaj njëri-tjetrit buzë detit. Fill pas kësaj feste dyshja do të largohet për muajin e mjaltit, për t’u rikthyer edhe njëherë në Tiranë ku i presin angazhimet e tyre. Marina këtë vit do të jetë në TV Klan, ku do të moderojë një emision të ri në këtë televizion. Nga ana tjetër, Getoari ka një axhendë të ngjeshur me koncertet e tij jashtë Shqipërisë.

T� tjera
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...





























