Sport

Albert Bunjaki, edhe dy ndeshje në drejtimin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 09 September 2017

Albert Bunjaki nuk do të jetë trajner i Kosovës në përfundim të eliminatoreve të Botërorit 2018.

Trajneri i skuadrës kosovare dhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës arritën në një marrëveshje mes tyre që tekniku të qëndrojë në detyrën e tij edhe për dy ndeshjet e mbetura, gjë që e konfirmoi vetë Fadil Vokrri në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e premte.

Sipas medias kosovare, vendimin për t’u larguar Bunjaki e kishte marrë ditë më parë, pas humbjeve që Kosova pësoi ndaj Kroacisë dhe Finlandës, por në fund drejtuesit e Federatës e bindën atë që të vijojë punën e tij edhe për dy sfidat e mbetura.

-Advertisement-

Kosova ndodhet në Grupin I të kualifikueseve dhe në 8 ndeshje të luajtura ka grumbulluar vetëm 1 pikë (në barazimin 1-1 me Finlandën) dhe ka pësuar 7 humbje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera