Sport

Vokrri: Pas dy ndeshjeve do të fillojmë gjetjen e një trajneri të ri

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 08 September 2017

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka konfirmuar largimin e Bunjakut.

Albert Bunjaku do të jetë në krye të Përfaqësueses së Kosovës vetëm edhe në dy ndeshjet e radhës.

Por kryetari Vokrri ka deklaruar se pas dy ndeshjeve FFK do të fillojë për gjetjen e trajnerit të ri.

-Advertisement-

“Pas këtyre dy ndeshjeve do të nisim kontaktet dhe do të analizojmë se çfarë trajneri na përgjigjet”.

Ai nuk ka përjashtuar asnjë trajner edhe nga Kosova që do të mund ta drejtonte Përfaqësuesen.

“Nuk përjashtoj asnjë trajner, as nga Kosova apo as nga jashtë për stolin e Përfaqësueses. Do të shohim se kë do të marrim”, deklaroi Vokrri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera