Sport

Lojtarët e Barcelonës po luajn me GPS në La Liga!

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 08 September 2017

FC Barcelona ka nisur sezonin me një risi, që ka shkuar pa u vënë re nga publiku i gjerë. 

Lojtarët e Barcelonës tani hyjnë në fushë me një pajisje GPS, bashkangjitur në trupin e tyre nën fanellë,  e cila monitoron lëvizjet e tyre dhe ofron deri në 20.000 të dhëna për sekond.

Kjo pajisje është përdour për disa sezonë në stërvitje dhe tani ka bërë hapin tjetër për në gara zyrtare, transmeton IndeksOnline.

-Advertisement-

“Pajisja jonë është më ndryshe” , thotë Isabel Perez, shefi ekzekutiv i Real Track System. “Ajo përdor një sistem hibrid, me teknologji tradicionale GPS dhe UWB të brezit ultra të gjerë, gjë që e bën më të fuqishëm”

Informacioni i dhënë ndahet në tri aspekte: fiziologjike (shkalla e zemrës, niveli i oksigjenit, lodhja ) etj. Kinematika (distanca e vrapimit, shpejtësia, përshpejtimi etj , si dhe Taktikat ( hartat dhe zonat e ndikimit në fushë ) .

Stafi teknik mund të studiojë tashmë ndeshjet me të dhënat në kohë reale, diçka që mund ta bënin vetëm në stërvitje.

“FIFA dha leje për përdorimin e tyre, me kusht që të mos paraqesë problem. Nëse referi nuk e ndalon atë atëherë nuk ka problem” deklaroi Perez.

Barcelona e ka përdorur në ligë dhe pret zyrtare të UEFA-s për ta bërë atë edhe në Ligën e Kampionëve. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera