Lirohet nga burgu Agim Krasniqi
Autori: Gazeta inFokus
11:38 | 08 September 2017
Agim Krasniqi, ish-komandanti i UÇK-së sapo doli nga burgu i Idrizovës, i cili është pritur nga familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë.
“Nuk na gzon liria qe 10 vite që na është bërë padrejtësi,, faleminderimi i takon vetëm tlumit Zot”, ka theksuar vëllai i tij, Ali Krasniqi, me rastin e lirimit.
Krasniqi përfundoi në burg në zgjedhjet e vitit 2008, me akuzat për parregullësi dhe shkaktim të incidenteve zgjedhore ishte ndër të vetmit me grupin e tij që vuajti dënim maksimal, informon INA.
Krasniqi atëkohë ishte pjesë e PDSH-së dhe angazhimi i tij maksimal ishte për votat e kësaj partie në terren. Por ditën e zgjedhjeve në orët e pasdites ai u arrestua në një pritë të policisë.
Sot e kësaj dite ai kishte vuajtur dënimin maksimal. Por shumë bashkëluftëtarë të tij theksonin se ndaj Krasniqit po bëhej hakmarrje për shkak të rastit të Kondovës, kur grupi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së dy vite pas luftës u ngrit në këmbë në fshatin periferik të Shkupit, duke kërkuar trajtim të ushtarëve pas luftës dhe stop rasteve të montuara nga pushteti i asaj kohe i udhëhequr nga LSDM.
Pas shumë negociatave, grupi i Kondovës kishte bërë kompromisin, ku ishin përfshirë edhe themeluesi i PDSH-së, Arbën Xhaferi dhe Ali Ahmeti.
Krasniqi një komandant rebel nuk ishte pajtuar thonë bashkëluftëtarë të tij me zhvillimet e pasluftës. Ai që në fillim ishte pozicionuar në PDSH, duke mos qenë i pajtuar me praninë e disa grupeve në BDI.
Ai në shumë dalje të tij shihej me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi. Relacionet e tyre ishin të mira dhe miqësore, sa që edhe gjatë burgut ka ekzistuar një raport i tillë.
Por lajmi i fundit i lirimit të tij nga burgu dhe pritja në Kondovë, është mirëpritur nga miqtë dhe bashkëpartiakët e tij. Ajo që ka shtuar kurreshtjen dhe që është temë debati është takimi i tij në Kondovë menjëherë pas lirimit me kryetarin e ASH, Ziadin Sela dhe jo nga lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi. Disa portale kanë shkruar se Krasniqi kalon nga PDSH në ASH./Gazeta Express/

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...

































