Rritet paraja jashtë bankave, në 4 muaj transferohen 60 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus
10:49 | 08 September 2017
Paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare ka vijuar të rritet edhe në korrik për të katërtin muaj radhazi, duke reflektuar tendencën që konstatohet çdo herë që zhvillohen zgjedhjet. Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, paraja jashtë bankave në fund të muajit korrik arriti në 253 miliardë lekë, ose rreth 1.8 miliardë euro.
Në krahasim me muajin mars, kur dhe filloi tendenca rritëse, ky tregues është shtuar me 3.4%, ose 8.5 miliardë lekë ose rreth 62 milionë euro. Megjithatë, në raport me zgjedhjet e kaluara, rritja e parasë jashtë bankave ka qenë më e moderuar. Megjithatë, këtu mund të ketë ndikuar edhe fakti që këtë vit ka pasur një përdorim të lartë të valutës që hyn nga burime informale, që nuk reflektohet në statistikat zyrtare. P.sh. në maj-qershor 2015, para zgjedhjeve vendore, ky tregues u rrit me gati 10 miliardë lekë. Në prill -maj 2013, për zgjedhjet e përgjithshme paraja jashtë bankave shënoi rritje me rreth 9 miliardë lekë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Në prill qershor 2009, ky indikator u zgjerua me rreth 6.6 miliardë lekë. Qarkullimi i parave jashtë bankave është nxitur vitet e fundit edhe nga politika lehtësuese që ka ndjekur Banka e Shqipërisë. Ulja e normës bazë të interesit në 1.25% është reflektuar në uljen e interesave të depozitave në lekë. Nëse indeksojmë interesin e depozitave në banka me inflacionin e muajit, interesi real është në negativ me -1%. Banka e Shqipërisë ka njoftuar së fundmi për rigjallërimin e fenomenit të huadhënies informale. Ka një lidhje empirike ndërmjet rritjes së parasë që qarkullon jashtë bankave dhe fenomenit të fajdeve. Edhe në vitin 2015, kur financimet me kontrata huaje nga noterët u rritën jashtë normales, pati një rritje jo të zakontë të qarkullimit të parasë jashtë kanaleve bankave.
Rekordi në qershor
Paraja që qarkullon jashtë sistemit bankar arriti në një nivel rekord në qershor. Në fund të qershorit, jashtë sistemit bankar qarkullonin 250 miliardë lekë, apo rreth 1.8 miliardë euro, niveli më i lartë rekord ky në vite. Vetëm gjatë muajit qershor rezultoi një rritje me 3.8 miliardë lekë, apo rreth 28 milionë euro më shumë, që kanë qarkulluar në treg, edhe në prill ky tregues ishte rritur me 13 milionë euro, ndërsa në maj nuk u konstatua rritje e ndjeshme këtij treguesi. Për gjithë periudhën mars-qershor, paraja jashtë sistemit bankar u rrit me rreth 44 milionë euro. Teksa ka një rritje sezonale të parasë jashtë bankave në dhjetor dhe gusht të çdo viti, e lidhur me flukset e emigrantëve, rritja në qershor është e lidhur me shpenzimet e larta përpara zgjedhjeve, një tendencë kjo që është konstatuar në çdo fushatë parazgjedhore. Përshembull, në maj-qershor 2015, para zgjedhjeve vendore, ky tregues u rrit me gati 10 miliardë lekë. Në prill -maj 2013, për zgjedhjet e përgjithshme paraja jashtë bankave shënoi rritje me rreth 9 miliardë lekë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Në prill qershor 2009, ky indikator u zgjerua me rreth 6.6 miliardë lekë. Periudhat para zgjedhore tradicionalisht shoqërohen me rritje të inflacionit (për shkak të rritjes së parasë në qarkullim) dhe zhvlerësim të monedhës vendase. Por këtë vit, aktorët e tregut valutor kanë konstatuan edhe një rritje të pazakontë të përdorimit të euros para fushatës, që ata e cilësuan dhe si një ndër arsyet e zhvlerësimit të fortë të monedhës europiane në tregun vendas. Në 27 qershor, euro zbriti në nivelin më të ulët të 9 viteve, duke u këmbyer pak nën 132 lekë. Më pas euro e mori veten dhe aktualisht e ka kaluar kufirin e 133 lekëve. /Sot News

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























