Sport

Shikoni çfarë kanë bërë tifozët e Kukësit ndaj trajnerit të tyre serb

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 07 September 2017

Grupi mbështetës i Kukësit, Mërgata, nuk ka qenë prezent në “Selman Stermasi” për ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë ndaj Tiranës.

Ata prej kohësh kanë bojkotuar ndeshjet e skuadrës së tyre.

Mërgata e ka marrë këtë vendim pas zyrtarizimit të trajnerit serb, Mladen Milinkoviç.

-Advertisement-

Ata nuk duan që skuadra e tyre të drejtohet nga një trajner serb.

Edhe pse shumica absolute e klubeve dhe tifozërive tjera në Shqipëri nuk e kanë fare këtë problem, madje duke mbushur edhe skuadrën me lojtarë serb, për Mërgatën nuk është njëjtë.

Kujtojmë që ky grup paraqitet në çdo ndeshje me transparentin bardhekaltër, që shqërohet majtas dhe djathtas nga flamuri kombëtar dhe nga ai i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera