Lajme

Pas pak vazhdon seanca për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 07 September 2017

Për pak minuta pritet të filloj për të shtatën herë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Mbrëmë rreth orës 23:00 koalicioni PAN dhe AKR kanë thirrur seancën e sotme por qenë vet ata që nuk morën  pjesë, shkruan infokusi.com

Drejtuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci rreth orës 11:20 bëri të ditur që në mungesë të koalicionit PKD-AAK-Nisma dhe AKR  seanca do të shtyhet për orën 14:00

-Advertisement-

Seanca e sotme do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Kandidati për kryetar i Kuvendit të Kosovës pritet të jetë ish-kryetari i saj dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera