Sport

Buffon tregon çfarë urrejnë italianët në futboll

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 06 September 2017

Portieri i Kombëtares së Italisë, Gigi Buffon, ka thënë se tifozët italianë e urrejnë posedimin e topit.

Ai i ka kritikuar tifozët të cilët i kanë fishkëllyer fitores së Italisë 1 me 0 ndaj Izraelit, duke u thënë atyre se Spanja i bën 200 pasime në 20 metra dhe të gjithë duartrokasin, transmeton Express.

“Azzurri” e dominuan lojën kundër izraelitëve, por vetëm goli me kokë i Ciro Immobile bëri dallimin.

-Advertisement-

“Po, në disa momente ka pasur fishkëllima kur nuk mund ta gjenim ndonjë rrugëdalje, por kjo është pjesë e filozofisë sonë. Kujt i bën për posedim në Itali? Në Spanjë i bëjnë 200 pasime në 20 metra, dhe të gjithë duartrokasin, por këtu te ne të fishkëllejnë”, ka thënë Buffon për Rai Sport.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera