Diskutohet koordinimi më i mirë ndërmjet Spitaleve të Përgjithshme dhe QKUK-së
Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 06 September 2017
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Curr Gjocaj, bashkë me dr. Shemsi Veseli, anëtar në detyrë i Bordit Drejtues të SHSKUK, sot kanë mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorë të klinikave, instituteve të QKUK-së, me drejtorë të Spitaleve të Përgjithshme dhe njësitë tjera përbërëse të SHSKUK-së.
Drejtori Gjocaj, njoftoi drejtorët e institucioneve shëndetësore në varësi të SHSKUK-së, në lidhje me përgatitjet që janë bërë për dëgjimet buxhetore që do të ndodhin gjatë ditës për SHSKUK, si organizatë e pavarur buxhetore.
Ai tha se në takim me klinikat e QKUK-së, ka ftuar edhe drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme dhe institucioneve tjera në varësi të SHSKUK-së, në mënyrë që të bëhet koordinim më i mirë ndërmjet QKUK-së dhe Spitaleve të Përgjithshme.
Poashtu, ai njoftoi në lidhje me furnizimin me barna dhe material shpenzues, duke njoftuar drejtorët se në 3 mujorin e fundit të këtij viti, mund të vazhdojnë vështirësitë ne furnizim për shkak të kufizimeve buxhetore, duke shtuar se të gjitha kërkesat janë dorëzuar me kohë tek Ministria e Shëndetësisë, e cila e ka nën menaxhim buxhetin për furnizim me barna dhe material shpenzues.
Dr. Gjocaj, u shpreh, se bazuar në statistikat që posedon SHSKUK, rreth 80% e rasteve për në Klinikën Emergjente, referohen nga Prishtina, e që së paku 40% e tyre do të ishte dashur të kryhen nga ana e mjekësisë familjare, kurse pjesa tjetër vijnë pa referim në QKUK.
Ai kërkoi nga drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme që të jenë më të kujdesshëm gjatë referimit të rasteve për në QKUK, duke kërkuar që kapacitetet e tyre të shfrytëzohen maksimalisht, përderisa në QKUK të referohen vetëm rastet që janë më të komplikuara.
Drejtori i Klinikës Emergjente, dr. Basri Lenjani, tha se Klinika Emergjente, ka qenë e mbingarkuar gjatë muajve të verës dhe se në shumë raste, pacientët e referuar nga rajonet kanë mundur të marrin mjekim edhe në Spitalet e Përgjithshme.
Ai kërkoi mirëkuptim dhe vëmendje të shtuar nga spitalet, në mënyrë që rastet të cilat mund të mjekohen në spitale publike, mos të drejtohen në emergjencën e QKUK-së.
Dr. Nexhmedin Shala, drejtor i Klinikës së Neurologjisë, kërkoi se rastet që trajtohen në këtë klinikë, pasi të marrin diagnozën dhe mjekimin e tyre nga shërbimi terciar, të kthehen për mjekim në Spitalet e Përgjithshme, aty ku ka reparte të neurologjisë, në mënyrë që klinika të mos mbingarkohet.
Në këtë temë, foli edhe drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë, dr. Myrvete Paçarada, e cila theksoi se mund të bëhet një koordinim bashkëpunim më i mirë me Spitalet e Përgjithshme.
Të njëjtën gjë, e theksoi edhe dr. Arbër Tolaj, drejtor i Klinikës së Ortopedisë, i cili kërkoi që në spitalet ku ka reparte të ortopedisë të mos i sjellin rastet në QKUK, meqë ka mbingarkesë me raste të politraumave.
Anëtari i Bordit Drejtues në detyrë në SHSKUK,Dr. Shemsi Veseli, kërkoi nga drejtorët që të jenë të përgatitur për shkak se auditori gjeneral ka paralajmëruar se, së shpejti do të nisë procesi i auditimit gjeneral. Poashtu, ai kërkoi nga drejtorët që të jenë më vigjilent për sa i përket zbatimit të udhëzimit administrativ për participim, në mënyrë që të rriten të hyrat vetanake.
Dr. Skender Dreshaj, drejtor i Spitalit të Pejës, theksoi se me një komunikim dhe bashkëpunim më të mirë, shërbimet mund të organizohen më mirë në kuadër të Spitaleve të Përgjithshme dhe mos të ngarkohet QKUK.
Sipas tij, duhet të caktohet minimumi i paisjeve dhe kuadrove që duhet pasur një spital për shërbimin që ofron, në mënyrë që rastet për QKUK të referohen vetëm kur nuk ekzistojnë mundësitë për trajtim brenda spitaleve.
Dr. Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, tha se ka pasur dhe ka bashkëpunim të mirë me Spitalet e Përgjithshme, por nevojitet që në shëndetësi të investohet më shumë.
Në takim u diskutuan edhe tema të tjera që ndërlidhen me punën e njësive përbërëse administrative të SHSKUK-së./INFOKUSI
Të tjera
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...