Sport

Dele Alli shpjegon gjestin ndaj Sllovakisë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 05 September 2017

Anglia fitoi dje ndaj Sllovakisë 2-1 dhe hodhi një hap vendimtar drejt Kupës së Botës, por pas ndeshjes u fol më shumë për një gjest të mesfushorit anglez Dele Alli, i cili u kap nga kamerat duke i treguar dikujt gishtin e mesit.

Mendohet se gjesti ka qenë ndaj gjyqtari, që ishte përballë mesfushorit, në një distancë të largët, por ndërkohë pranë tij ishte edhe Kyle Walker, shoku i Alli te Totenhemi.

Kjo bëri që ‎Gareth Southgate ta zëvendësonte Allin dhe pas ndeshjes trajneri tha se ishte thjesht një gjest drejtuar Uoker: “Janë shokë skuadre, kanë një mënyrë të çuditshme komunikimi, Alli e kishte me Walker”.

-Advertisement-

Kjo teori u përkrah edhe nga vetë Alli, i cili pas ndeshjes në Twitter shkroi: “Sa për sqarim, gjesti i ndeshjes së sotme ishte mes meje dhe shokut tim të mirë Walker. Ndjesë nëse kam ofenduar ndokënd”.

Gjithsesi, shikimi i tij në momentin e gjestit nuk ishte aq miqësor dhe arbitri i ndeshjes mund të ketë regjistruar gjithçka, ndaj mesfushori rrezikon pezullim të gjatë, çka Anglia shpreson ta evitojë, pasi bëhet fjalë për një lojtar kyç.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera