Pasi ta lexoni këtë, ju çdo ditë do pini lëng të turshive
Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 05 September 2017
Lëngu i turshive është shumë i mirë për shëndetin e sidomos për personat me aktivitet të lartë fizik dhe ata që kanë vendosur të bien në peshë me stërvitje.
Deri para pak kohësh, ekspertët supozonin se lëngu i turshisë ndihmonte tek ngërçet dhe dhimbjet e muskujve. Dhe rezultoi që ata kishin të drejtë. Më poshtë gjeni disa nga vlerat shëndetësore të lëngut të turshive.
1. Qetëson muskujtNjë studim i publikuar në Revistën Medicine Science zbuloi që meshkujt e dehidratuar vuajnë më pak nga dhimbjet muskulare pasi kishin pirë lëng turshie. Për të arritur efektin e dëshiruar, mjafton pak më shumë se gjysma e një filxhani me lëng turshie.
2. Ndihmon me dehidratiminShumë njerëz janë të mendimit që uji është lëngu më i favorshëm për tu hidratuar pas stërvitjes. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Uji me të vërtetë të bën mirë, nesë jeni stërvitur për një orë ose pak më shumë. Por nëse stërviteni për orë të tëra ose në temperatura të ngrohta nuk ka më mirë se lëngu i turshisë. Ky lëng është i pasur me natrium dhe kalium dhe përshpejton hidratimin. Natriumi dhe kaliumi janë elektrolite nivelet e të cilave bien gjatë djersitjes. Lëngu i turshisë përmban shumë elektrolite të tilla. Pas një djersitjeje afatgjatë ky lëng e ndihmon trupin të rikthejë shpejt nivelet e elektroliteve të nevojshme.
3. Është lëng pa yndyrë që të vjen në ndihmëNëse po përpiqeni të humbisni peshë, atëherë me siguri do të qëndroni larg pijeve me shumë kalori. Gjatë stërvitjes është më mirë të pini lëng turshie se sa pije të tjera kalorike që mund të jenë të shijshme, por nuk kanë të njëjtin efekt në marrjen e elektroliteve apo zbutjen e dhimbjeve muskulare.
4. Përmban plot antioksidantëLëngu i turshive ka sasi të larta vitamine C dhe E që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer. Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga molekulat e dëmshme, ose që njihen ndryshe radikalet e lira. Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj radikaleve të lira, ndaj një dietë e pasur me antioksidantë është gjithmonë nj ide e mirë. Gjithashtu vitaminat C dhe E forcojnë sistemin imunitar dhe luajnë rol fantastik për organizmin, shkruan portalb.
5. Ndihmon në rënien e nivelit të sheqerit në gjakNjë studim i publikuar në revistën për Kërkimet Shkencore për Diabetin të cilit i referohet AgroWeb.org, hodhi më shumë dritë mbi të mirat që vijnë nga konsumi i dozave të vogla të uthullës përpara vakteve. Studimi tregoi se uthulla ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti i tipit 2. Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave aq më të shëndetshëm mund të jeni,
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...