Sport

Formacioni i mundshëm i Kosovës, dy dilema për Bunjakun

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 05 September 2017

Kosova do të përballet sonte mbrëma me Finlandën në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Përfaqësuesja jonë do të ketë punë me Finlandën mjaft të rrezikshme e cila mposhti Finlandën.

-Advertisement-

Kosova për këtë duel nuk pati shumë kohë për t’u përgatitur pas sfidës së çuditshme ndaj Kroacisë e cila u zhvillua përgjatë dy ditëve për shkak të kushteve atmosferike.

Dhe, Bunjaku siç konfirmoi në konferencën për shtyp, lojtarët kryesorë kanë zhvilluar vetëm stërvitje ri-gjeneruese.

Për këtë sfidë, Bunjaku nuk ka konfirmuar asgjë në konferencën për shtyp, por Telegrafi ka mësuar formacionin e mundshëm për këtë duel, ku janë dy dyshime.

Dilemat e Bunjakut janë kryesisht në sulm, ku në krah ai duhet të vendosë mes Bernard Berishës dhe Arbër Zenelit e në krye të sulmit duhet të vendosë mes Atdhe Nuhiut dhe Vedat Muriqit.

Favoritë konsiderohen Berisha dhe Nuhiu për shkak se janë më të pushuar pas impenjimit nga sfida e fundit, megjithatë, Bunjaku e ka vendimin final dhe nuk duhet të befasohemi nëse u beson lojtarëve që luajtën ndaj Kroacisë me formacion të njëjtë.

Formacioni i mundshëm i Kosovës (4-1-4-1): Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Jashanica, Kololli, Alushi, Rashica, V. Berisha, Kryeziu, Zeneli (B.Berisha) Muriqi (Nuhiu). 

     Ujkani 
        Vojvoda – Rrahmani – Jashanica – Kololli 

         Alushi 
       Rashica – Valon Berisha – Kryeziu – Zeneli (B. Berisha)
         Nuhiu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera