Sport

Maradona “sulmon” Icardin dhe Sampaolin

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 05 September 2017

Diego Maradona, ish-futbollisti i njohur për botën e futbollit është shumë i frikësuar kur sheh ekipin e Kombëtares së Argjentinës.

Ai ka kritikuar trajnerin e tanishëm Jorge Sampaoli për thirrjen që ia bëri sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, shkruan IndeksOnline.

“Sot ne kemi një ekip të Argjentinës që kur po i shoh, unë jam i frikësuar. Unë mendoj se ka lojtar më të mirë”, ka thënë Maradona.

-Advertisement-

Maradona po ashtu ka bërë një kritikë të ashpër për Sampaolin, ky i fundit që la jashtë skuadre sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain.

“Është mungesë respekti. Higuain mund të ketë humbur rastet për gol, por ai është njeriu kryesor i Argjentinës. Ju nuk i dini të gjitha për “Pipitan” ai i di të gjitha për ekipin”, shtoi Diego.

Kombëtarja e Argjentinës nuk gjendet në një pozitë të favorshme. Ajo ka grumbulluar 23 pikë, në vendin e pestë – ndërsa para saj janë Brazili (36, tashmë e kualifikuar), Kolumbia (25), Uruguai (24) dhe Kili (23).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera