Lajme

Apostolova viziton katër projekte të financuara nga BE në Zveçan

Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 05 September 2017
Shefja e Zyrës/Përfaqësuesja Speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, do të vizitojë sot katër projekte të financuara nga BE në komunën e Zveçanit, në vlerë prej 2.85 milion euro.
Ambasadorja Apostolova do të përurojë sistemin e renovuar të ujësjellësit, projekt me vlerë prej 457.000 euro dhe sistemin për trajtimin e ujërave të zeza (projekt me vlerë prej 396.000 euro), do të vizitoj një shkollë fillore, projekt me vlerë prej 309.000 euro si dhe vendndërtimin e sallës së re sportive në Zveçan me vlerë 1.7 milionë euro:

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera