Sport

Driton Kuka “bombardon” Qeverinë e Kosovës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 04 September 2017
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka kritikuar ashpër institucionet shtetërore.
Ai ka thënë që Majlinda Kelmendit nuk i ka dalë asnjë cent prej korrikut 2016, përcjellë “Lajmi.net”.

Reagimi i plotë i Kukës në Facebook:

Kush po punon për kolapsin e Sportit në Kosovë!?

A kanë njohuri Institucionet e Shtetit që Kampiones Olimpike si ka dal asnjë cent për pagat ndaj saj prej Korrik 2016 !!!

-Advertisement-

A keni njohuri që Federatën tonë dikush po e bllokon me financa prej Marsit 2017!!!?

Çka po pretendohet me këto bllokada deri kur po mendoni që duhet duruar bllokaden e Sportit me Kampion Evropian, Botëror e Olimpik!?

Po mburreni kudo që Kosova ka vlera e ka Kampionen Olimpike por spo pyet askush si po trajtohet ajo!!

A mos po krijohet përshtypja që duhet edhe Majlinda të vij të qaj e trokas nëpër dyer të Ministrisë e të duket sikur po kërkon lëmoshë sikur disa sportist që janë sjell në atë gjendje!?

Nuk do e shihni kurrë asnjë nxanës timin në atë gjendje ,nuk mund të shantazhoni Kampionen Olimpike të vije e të lus askënd!

Fotografitë që i postoni me Majlinden tash e tutje duhet me marr leje çdo politikan përndryshe do kërkoj ndihmën nga njerëz të drejtësisë a kemi të drejtë me i padit e ndoshta në qatë formë bëjmë buxhet për aktivitetet tona!?

Kujtim Kerveshi pyetja e fundit për ty miku im ?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera